Kategoria Superiore

Laçi i plotë, për objektivin Europë

Laçi shkon me moralin e duhur në sprintin final të sezonit. Kurbinasit që kanë edhe finalen e Kupës përpara vijnë nga 3 rezultate pozitive, dy fitore dhe një barazim, por mbi të gjitha grupi më në fund është i plotë në dispozicion të trajnerit Gentjan Mezani. Infermieria është boshatisur prej kohësh ndërkohë që braziliani Esquerda është drejt fundit të programit riaftësues, pas operacionit të kryer në menisk. Fantazisti bardhezi do t’i bashkohet grupit në seancën stërvitore të së enjtes, edhe pse aktivizimi i tij ndaj Kamzës mbetet në dyshim. Megjithatë rikuperimi i 28-vjeçarit shihet si një lajm shumë i mirë për sfidën e fundit me Teutën dhe mbi të gjitha për finalen e Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun. Laçi është në garë për të siguruar pjesëmarjen në Europa League edicionin e ardhshëm, me vendin e 4-ët që do t’i dhuronte zurtarisht kurbinasve një verë europiane, diçka që mungon prej vitit 2015, kur triumfonte në Finalen e Kupës së Shqipërisë me Kukësin. Për të shkuar më të qetë në finalen me Skënderbeun, së pari skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezani duhet të sigurojë matematikisht dhe vendin e 4-ët, pozicion që synon edhe Partizani. Këtë fundjavë Laçi shkon në një transfertë të vështirë, atë ndaj Kamzës që luan për mbijetesë, megjithatë forma e treguar në javët e fundit ka shtuar entuziazmin tek bardhezinjtë. Reginaldo ka shënuar 4 gola në 3 përballjet e fundit, një ritëm i kënaqshëm për të por edhe për vetë ekipin. Një skuadre të vogël i mjaftojnë kaq pak për të ndryshuar humorin, që mbetet arma kryesore në përmirësimin e rezultateve.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top