Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi i plotë për Skënderbeun, rikthehet Reginaldo

Laçi shkon në transfertën e Korçës ndaj Skënderbeut me grupin e plotë. Trajneri Gentian Mezani nuk do të vuajë asnjë mungesë për duelin e javës së 5, pasi ka parë që me grupin tashmë është bashkuar edhe Reginaldo. Sulmuesi nga Mozambiku ka qënë pjesë e skuadrës në seancat e fundit stërvitore madje është aktivizuar edhe në miqësoren brenda grupit të luajtur ditën e shtunë.

Megjithatë duke parë mungesën e gjatë në fushën e lojës si dhe faktin që vjen nga dëmtimi është e vështirë që ish sulmuesi i Luftëtarit, autor i 8 golave edicionin e kaluar me bluzinjtë të jetë në fushë si titullar. Reginaldo është një alternativë luksi për Mezanin në një sfidë shumë të vështirë, përballë skuadrës më në formë të momentit në futbollin shqiptar, Skënderbeut.

Gjithashtu qendërmbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës Harallamb Qaqi është plotësisht i gatshëm pasi ka lënë tutje dëmtimin dhe tashmë mund të japë kontributin e tij në skuadër. Laçi po kalon një moment të mirë që vjen falë asaj fitoreje 2-0 ndaj Vllaznisë në javën e 4, dhe tashmë kompletimi i grupit është një armë plus për kurbinasit të cilët synojnë të bëjnë surprizën në javën e 5 ndaj Skënderbeut në Korcë, ashtu sic befasuan edhe në javën e parë në Selman Stërmasi ndaj Partizanit.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...