Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi kërkon ringritjen, tani ka “aleat” kalendarin

Humbjet me Kukësin e Partizanin dhe në mes një eliminim i hidhur nga Kupa kanë bërë disi të zymtë atmosferën te Laçin. Armando Cungu nuk ka marrë atë që priste nga skuadra e tij, megjithatë vlen të theksohet se bëhet fjalë për një kalendar sfilitës. Në kampionat përballë dy prej pretendentëve të titullit, Kukësit me shumë cilësi dhe Partizanit kampion në fuqi, ndërsa në Kupë fitorja 3-2 nuk ka mjaftuar, pavarësisht se në avantazh 2-0 Laçi ishte shumë pranë një përmbysjeje vërtet të madhe ndaj Bylisit. Megjithatë, teoria e kompensimit thotë se pikërisht kalendari mund të jetë aleati i kurbinasve për t’u rikthyer në korsinë e fitoreve, për të fituar pikë të vlefshme në një klasifikim të ngjeshur për Europën, e mbi të gjitha për të kthyer humorin e duhur për vazhdimësinë.

Javën e ardhshme Laçi udhëton për një transfertë me Flamurtarin, ndërsa më pas pret në shtëpi Luftëtarin. Natyrisht, në futboll asgjë nuk mund të merret e garantuar dhe kurbinasve do t’u duhet të djersijnë në fushë për të marrë rezultatet e shpresuara. Flamurtarin e gjejnë në euforinë e fitores së parë në kampionat dhe me koloninë braziliane tanimë në dispozicion të Troisit për të dhënë kontributin e tyre në skuadër, ndërsa Luftëtari, pavarësisht klasifikimit, mbetet një skuadër që mund të surprizojë këdo. Janë befasuar Kukësi e Teuta, që janë ndalur në barazim nga formacioni i Çoçllit. Megjithatë për Lacin, përballjet me dy skuadrat e fundit të tabelës janë vërtet një “asist” për të mos u humbur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...