Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi kërkon të arkivojë humbjen me Tiranën, Egnatia për të bërë surprizën

Humbja përballë Tiranës i dha fund ecurisë pozitive të Laçit, prej 13 ndeshjesh pa disfatë midis kampionatit dhe kupës. Pavarësisht disfatës, apo mënyrës se si erdhi humbja, kurbinasit mbeten një prej skuadrave më të mira dhe më në formë të këtij edicioni, ndërsa në javën e 23-të të Abissnet Superiore, skuadra e Josës do të masë forcat përballë Egnatias.

Dy skuadra të ndryshme në objektiva, por me një mision, pasi kurbinasit do të provojnë të arkivojnë sa me shpejtë humbjen ndaj “bardhebluve”, ndërsa te Egnatia kërkojnë të ruajnë ritmin, pas dy fitoreve radhazi.

6 pikë në dy ndeshje dhe jashtë zonës së mbijetesës, janë maksimalisht të mjaftueshme për të zbarkuar në Laç me moralin e duhur për skuadrën e Ramadanit, që në fazën e parë i shkaktoi humbjen e tretë sezonale në pesë javët e para të këtij sezoni.

Laçi dhe Egnatia kanë trajektore të ndryshme, shumë diferenca në renditje, me kurbinasit të cilët përsëri janë një nga pretendentët kryesor për titullin kampion dhe krenohen me sulmin e tretë më të mirë, me 35 gola të shënuar dhe mbrojtja e tretë më e mirë, ndërsa në krahun tjetër, Egnatia është një prej skuadrave që në këtë edicion ka vuajtur finalizimin e rasteve të krijuara. Vetëm 17 gola të shënuar, sulmi i dytë më i dobët së bashku me Kastriotin, ndërsa sa i përket mbrojtjes, ky repart “fut” shumë ujë, me 30 gola të pësuar.

Në dy fazat e para, skuadrat kanë koleksionuar nga një fitore respektivisht, ndërsa do të jetë sfida e pestë e këtij sezoni, pasi ekipet u vendosën përballë edhe në Kupën e Shqipërisë, në fazën çerekfinale, me kurbinasit që avancuan për më tej falë penalltive, në një takim ku Egnatia tregoi të gjitha limitet dhe në këtë javë pritet të jetë gjithashtu një sfidë shumë e rivalizuar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...