Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laci – Kukësi, një duel i “egër” starton javën e 12

Java 12 e kampionatit do të startojë me sfidën Laçi-Kukësi, një duel interesant për vete rivalitetin që kanë treguar të dyja skuadrat në fushën e lojës. Që nga përballja gjysmëfinale në Kupë vite më parë, ekipet kanë trashëguar rivalitetin sportiv dhe kjo është reflektuar në çdo sfidë ndërmjet tyre. Edhe kjo fundjavë pritet të ketë të njëjtin agresivitet, për vetë ecurinë e tyre. Kurbinasit vijnë nga një ecuri prej 3 ndeshjesh pozitive, me një fitore dhe dy barazime, por mbi të gjitha pas paraqitjes së mirë në Gjirokastër. Trajneri Mezani ka të plotë grupin në dispozicion, me kapitenin Sefgjini që vijon pezullimin për kartonin e kuq të marë ndaj Kamzës. Tek Kukësi tensioni është rritur së tepërmi pas humbjes në shtëpi me Partizanin, çka ka sjellë reagimin e trajnerit Milinkovic që dha dorëheqjen e cila nuk u pranua nga presidenti Gjici. Madje numri një i klubit ka mbajtur një qëndrim agresiv ndaj lojtarëve duke vendosur si ultimatum rikthimin tek suksesi. Ndaj Laçit rikthehet goleadori Elis Bakaj që vuajti pezullimin për arsye kartonash me të kuqtë e kryeqytetit, ndërsa në pikëpyetje mbetet portieri Enea Koliçi. Fitorja tek kampionët mungon prej më shumë se një muaji, më 21 tetor në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, sukses që u pasua nga 3 barazime radhazi dhe humbja me Partizanin. Në 10 ndeshjet e luajtura midis tyre në Kupë dhe Kampionat në fushën e Laçit ka një baraspeshë totale, me nga 2 fitore për secilin dhe 6 barazime, çka tregon baraspeshë totale në përballjet midis tyre.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...