Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi largon Starovën dhe rikthen Armando Cungun

Sulejman Starova paguan shrenjtë rezultatet e dobëta të arritura me Laçin në këtë fillim sezoni. Nga objketivi titull te vendi i 8-të me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 7 javë, janë shumë pak për një skuadër që ka objektiva madhorë në këtë sezon. Për shkak të formës jo të mirë që ka treguar ekipi në këtë fillim sezoni, drejtuesit e klubit kurbinas kanë vendosur të largojnë nga detyra Sulejman Starovën dhe të emërojnë në krye të skuadrës Armando Cungun. Tekniku shkodran e njeh mirë ambientin bardhezi pasi ka qenë trajner i Laçit edhe në vitin 2015 kur arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë. Debutimin në këtë aventurë të dytë në stolin e Laçit, ish-trajneri i Vllaznisë dhe Kukësit do ta ketë ndaj Tiranës në kryeqytet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...