Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi lëviz në merkato, prezanton mbrojtësin e Shpresave dhe një brazilian

Laçi godet në merkato, duke prezantuar këtë të enjte dy futbollistë, një mbrojtës krahu dhe një mesfushor qendre. I pari është Agan Mjaki, futbollist i Shqipërisë U21, i cili është rritur te holandezët e Groningen.

Futbollisti 23-vjeçar luan si mbrojtës i djathtë dhe numëron katër ndeshje me Shqipërinë U21, teksa sezonin e kaluar ishte pjesë e Groningen U21.
Agan Mjaki u pajis pak ditë më parë edhe me pasaportë shqiptare, teksa pritshmëritë për të janë të mëdha dhe Laçi shihet si një trampolinë drejt futbollit europian.

Futbollisti tjetër është braziliani Daniel Justino, i cili luan si mesfushor qendre dhe ka luajtur kryesisht në ligat e ulëta braziliane. Kjo nuk është hera e parë në Shqipëri për mesfushorin 29-vjeçar që në sezonin 2019-2020 ka qenë për disa muaj pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë, por pa arritur të lërë gjurmë.

Lexoni edhe: 

Tashmë Daniel Justino vjen te Laçi për të zëvendësuar Sebastian Spahiun, i cili po këtë të enjte u largua nga kurbinasit dhe firmosi me Egnatian.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...