Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi mbetet pa trajner, largohet Armando Cungu!

Mbyllet me një fund të hidhur aventura e dytë e Armando Cungut në stolin e Laçit. Pas më shumë se një viti në krye të skuadrës kurbinase, trajneri shkodran dhe klubi bardhezi kanë ndarë udhët për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja ndaj Kukësit në javën e 4-t të kampionat i ka vendosur “kapak” bashkëpunimit mes palëve me Cungun që ka arritur akordin me presidentin Pashk Laska për të prishur me konsensus kontratën. Vetëm 3 pikë të grumbulluara në 4 javë, ishin shumë pak për një skuadër që pretendon titullin në këtë sezon dhe ka zhvilluar një merkato cilësore. Ka qenë vetë Cungu që ka konfirmuar lamtumirën e tij nga Laçi. Shkodrani lë skuadrën kurbinase pas më shumë se një viti me një rekord prej 38 ndeshjesh, 21 fitoresh, 7 barazimesh dhe 10 humbjesh dhe kualifikimit në Europa League e kalimit të një turi. Cungu u vendos në krye të ekipit kurbinas tetorin e viti të shkuar, ku zëvendësoi Sulejman Starovën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...