Abissnet Superiore

Laçi me plan të qartë, pas dy lojtarëve “blindohet” edhe trajneri Duro

Laçi u shpall nënkampion për herë të parë në histori, teksa më 31 maj do të sfidojë Vllazninë në finalen e Kupës së Shqipërisë, trofe që kërkon ta dërgojë për herë të tretë në Kurbin.

Bardhezinjtë do të marrin pjesë në Conference League, aty ku objektivi është kalimi i disa tureve. Për drejtuesit nuk ka kohë për pushim, dhe për momentin puna e tyre është fokusuar te rinovimet.

Pasi u zgjat edhe për një vit bashkëpunimi me Rudolf Turkajn, “xholin” e mbrojtjes, Laçi ka rinovuar edhe me Mario Dajsinanin dhe trajnerin Shpëtim Duro.

Portieri kavajas ka shkëlqyer këtë sezon mes shtyllave dhe do të jetë pjesë e klubit kurbinas deri në vitin 2025. Pas 23-vjeçarit ka qenë radha e teknikut nga Tirana.

Duro ka rinovuar edhe për sezonin e ardhshëm me Laçin, ekip të cilin e udhëhoqi drejt turit të tretë të Conference League verën e kaluar, një rekord në historinë e klubit verior.

62-vjeçari drejtoi bardhezinjtë në periudhën dhjetor 2020-gusht 2021, për t’u rikthyer përsëri në drejtimin e skuadrës 7 prillin e këtij viti.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency