Kategoria e Parë

Laçi me portë të “blinduar”, por duhet sulmues

Pavarësisht se prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, Laçi tregon ambiciet e mëdha që ka si klub dhe për drejtimin që ka marrë. Pasi siguruan shërbimet e mbrojtësit të majtë të kombëtares së 21-vjeçarëve të Shqipërisë, Irlian Ceka, dhe të 19-vjeçarit Enis Çokaj, tashmë bardhezinjtë blindojnë edhe portën me Edmir Salin, portierin vlonjat që erdhi nga Flamurtari.

Prej kohësh titullar i padiskutueshëm në katërkëndorin e kurbinasve është kapiteni Gentian Selmani, por afrimi i Salit bën që “porta” të jetë e sigurt në duart e tyre dhe për më tepër për një periudhë afatgjatë, pse jo me synimin për t’i siguruar të tjera përfitime klubit në të ardhmen. Trajneri Besnik Prenga dhe presidenti Pashk Laska vijojnë të jenë në kërkim të një sulmuesi që garanton golat, por lëvizjet e fundit konfirmojnë edhe një herë që okazionet për futbollistët e rinj në moshë nuk do të lihen pa u shfrytëzuar, duke parë që edhe grupi në dispozicion nuk është i plotë.

Mbrojtësi Taulant Sefgjinaj dhe sulmuesi Ndriçim Shtubina janë dy futbollistët më të moshuar të skuadrës, dhe nëse nuk do të ishin ata, Laçi rezulton skuadra me mesataren më të re në moshë, ku pa frikë mund të ndërtosh një skuadër olimpike me futbollistë nën 23- vjeç. Tregu shqiptar ofron shumë pak mundësi për një sulmues goleador, por në Laç kanë treguar se pa shumë bujë dinë të bëjnë afrimin e duhur, për më tepër që në sprintin final të sezonit nevojitet një lojtar që të bëjë diferencën.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top