Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi, me rikthime të rëndësishme,vetëm fitorja i bën punë ndaj Tiranës!

Laçi kompletohet përpara sfidës me Tiranën. Bardhezinjtë shkojnë në dy finalet e sezonit me grupin e plotë pasi nën urdhërat e trajnerit Sulejman Starova janë të gjithë futbollistët. Infermieria është boshatisur pasi në seancat stërvitore janë bashkuar me ekipin mbrojtësi Abdurrahman Fangaj dhe mesfushori sulmues Elvi Berisha të cilët kanë lënë pas dëmtimin për të dhënë kontributin e tyre në këto dy javët e mbetura.

Stafi teknik duhet të vlerësojë gjendjen e të rikthyerve në skuadër në një moment kur kërkohet maksimumi pasi synohet zona Europiane. Kurbinasve i nevojitet 3 pikëshi ndaj bardhebluve për të tentuar sërish pjesëmarrjen në Europa League, ndërkohë që në javën e fundit kanë edhe përballjen direkte me Teutën. Në këtë aspekt sfida me 24-hërë kampionët e vendit merr një rëndësi të veçantë, për më tepër që tek Laçi kërkojnë revanshin pas eliminimit nga çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Drejtuesit e klubit kanë menduar që skuadra të grumbullohet dy ditë përpara sfidës në mënyrë që skuadra të jetë e përqëndruar dhe të evitojë paraqitje zhgënjyese si ajo ndaj Flamurtarit në Vlorë. Aktualisht kurbinasit janë në vendin e 5 në klasifikim dukë lejuar Flamurtarin t’i parakalojë në renditje, ndërkohë që Teuta e vendit të 3-të është pesë pikë përpara.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...