Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi me trajner të ri, presidenti Laska i beson një njohjeje të vjetër

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, ia beson drejtimin e skuadrës një njohjeje të vjetër. Pas largimit të malazezit Dejan Vukicevic (ndeshja e fundit e tij në krye të kurbinasve ishte ajo ndaj Egnatias, e humbur 2-0), numri 1 i klubit arrin marrëveshjen me Gentian Mezanin, me të cilin ka punuar dhe gjatë sezonit 2017-2018.

Trajneri vlonjat përvojën e fundit në krye të një skuadre futbolli e ka pasur në periudhën 2019-2021 te Gjilani në Kosovë, ku e humbi titullin kampion në fund vetëm për efekt golaverazhi.

Mezani do të ketë për detyrë të krijojë një stabilitet në rezultate me objektiv final minimumi pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Pauza e kampionatit e ndihmon 43-vjeçarin të njohë në detaje ekipin dhe të jetë gati për ndeshjet e Superiores në përfundim të Botërorit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...