Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi merkato në mesfushë, skuadrës i bashkohet një polak me CV të pasur

Një mesfushor për Laçin. Ariel Borysiuk i është bashkuar kurbinasve për të përforcuar ekipin në një nga pikat ku ka më tepër nevojë, qendrën e mesfushës, aty ku skuadra ka përjetuar disa largime të rëndësishme. Polaku 30-vjeçar është një lojtar me mjaft eksperiencë dhe karrierë të pasur, pasi në të kaluarën përveçse ka qenë pjesë e kombëtares polake me të cilën numëron edhe 12 prezenca, ka milituar për ekipe si Kaizerslautern, Queens Park Rangers, apo Legia Gdansk, e Sherif Tiraspol, ndërsa aventurën e fundit e ka patur në Indi me Chenallyin, skuadër drejtimin e së cilës e ka marë së fundmi ish-tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

Gjithsesi vlen të theksohet se Borysiuk vjen pas një periudhe pothuaj 5 mujore pa aktivizim në kompeticionet zyrtare, ndaj dhe në kampin kurbinas duan të shuajnë çdo dyshim në lidhje me gjendjen dhe gadishmërinë e tij për të kontribuar menjëherë para prezantimit zyrtar. Natyrisht që bëhet fjalë për një përforcim mjaft të vlefshëm për Shpëtim Duron, që për momentin ka fokusuar të gjitha mendimet dhe energjitë te sfida e kthimit me moldavët e Petrocub, në program këtë të enjte në Elbasan Arena, ku Laçi do të kërkojë fitoren që i siguron kualifikimin në raundin e tretë të Conference League pas barazimit 0-0 të sigluar në transfertë.

Klubi kurbinas shpreson që në këtë përballje të mund të mbështetet dhe te një përkrahje e zjarrtë nga ana e tifozerisë vendase, për të karikuar akoma më tepër skuadrën në fushën e blertë. Bardhezinjtë rezistuan në Moldavi për më shumë se 60 minuta me 10 lojtarë, dhe në këtë përballje i kanë të gjitha letrat në rregull për të synuar kalimin e turit që përveç aspektit sportiv kontribuon me të ardhura të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...