Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi merkato në Zvicër, një 20-vjeçar nën urdhrat e Vukicevicit

Laçi vijon përgatitjet për edicionin e ri, me synimet për të bërë mirë edhe këtë edicion. Skuadra kurbinase ka pësuar shumë ndryshime nga sezoni i shkuar, teksa janë larguar disa prej futbollistëve titullar. Kurbinasit kanë njoftuar afrimin e Jon Vula. Përmes njoftimit në rrjetet sociale bëhet e ditur se 20 vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Velia është produkt i akademisë së Young Boys në Zvicër dhe ka luajtur edhe me Zvicrën U-15. Drejtuesit besojnë se mesfushori do të rrisë cilësinë në mesfushë e do të shtojë konkurrencën në skuadër. Më herët tek ekipi i Laçit janë afruar dhe Luka Cucin, Michael Babatund, Mario Barjamaj, Segerso Geci, Ortelio Biba, Klajdi Kuka dhe Ariel Borysiuk.

Pas largimit të Shpëtim Duros, drejtimin e bardhezinjve e ka marrë Dejan Vukicevic, i cili u rikthye pas më pak se një viti në krye të kurbinasve. Skuadra e Laçit sezonin e shkuar u shpall nënkampione e Shqipërisë, si asnjëherë më parë ndërsa shkoi po ashtu deri në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit edhe këtë vit pretendojnë që të jenë në gjysmën e sipërme të tabelës së renditjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...