Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Laçi merr pikën e parë, Rashani fiton derbin me Zenelin. Paqarada sërish protagonist me St Pauli

Ajaccio mori pikën e parë në Ligue 1 pas barazimit 0-0 me Lens. Qazim Laçi e filloi sërish nga stoli për ekipin vendas. Mesfushori i kombëtares shqiptare u fut në fushë pesë minuta përpara fundit të takimit.

Dy ekipet tentuan golin e fitores, por në fund u mjaftuan me nga një pikë. Ndërkohë, Elbasan Rashani fitoi derbin ndaj Arbër Zenelit. Reims u mposht 2-4 nga Clermont, pavarësisht avantazhit të dyfishtë.

Zeneli e ndoqi gjithë sfidën nga stoli, ndërsa sulmuesi Rashani luajti 64 minuta për skuadrën mike, në një sfidë ku u akorduan 3 penallti (2 për Reims dhe një për Clermont). Vendasit luajtën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të afrikanit Emmanuel Agbadou (47’).

Leart Paqarada vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive në Bundesliga 2. St Pauli fitoi 3-0 në shtëpi përballë Magdeburg, me kapitenin dardan që dhuroi asistin e golit të parë, teksa Betim Fazliji u fut në fushë në minutën e 71’ për vendasit.

7 pikë pas katër javëve të para për St Pauli, ndërkohë që anësori i majtë dardan numëron një gol dhe dy asiste. Pavarësisht formës së mirë, 27-vjeçari Paqarada vazhdon të mos grumbullohet nga Kosova.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...