Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi mposht Kamzën, jehona ‘gjëmon’ në Shkodër

Pasi qanë përgjatë gjithë javës, në Shkodër u entuziazmuan sërish në lidhje me mundësinë për të parë skuadrën e tyre mes më të mirave edhe në sezonin e ardhshëm. Vllaznia arriti të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Kukësit, ndërsa dhuratën e vërtetë ia bëri Laçi, që mposhti Kamzën me rezultatin 1-2 dhe bëri që beteja për mbijetesë të vijojë edhe në javën e fundit.

Në ‘Loro Boriçi’ ishte vetëm një numër i paktë tifozësh, që panë Vllazninë të kalonte në disavantazh, pas golit të Balde, por Çinari e Kalaja përmbysën gjithçka në pjesën e parë, duke i dhënë 3 pikët shkodranëve.

Nga ana tjetër, në Kamëz, Reginaldo kaloi në avantazh Laçin që në minutën e dytë, por vendasit arritën të barazojnë vetëm në minutën e 85-të. Gjithsesi skuadra e Mezanit nuk u dorëzua dhe u hodh në sulm, në kërkim të golit të fitores, duke e gjetur atë në minutën e 89’, me anë të sulmuesit Redon Xhixha.

Teuta ndërkohë shpëtoi edhe matematikisht, teksa në sfidën e fundit të sezonit në ‘Niko Dovana’, arriti të triumfojë ndaj Lushnjës me rezultatin tenistik 6-2.

Partizani arriti të marrë një tjetër 3-pikësh, pasi mposhti Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 1-2. Të kuqtë shënuan nga një gol në çdo pjesë, fillimisht me Besart Abdurrahimin dhe më pas me Gerhard Prognin, duke bërë që të mbeten në vendin e 4-t, që të çon në Europa League, ndërsa vlonjatët gjetën golin e vetëm në minutat e fundit, me anë të

Në Gjirokastër, Luftëtari preku tashmë ëndrrën Europë, pasi mposhti me përmbysje Skënderbeun, me rezultatin 3-1. Sowe kaloi korçarët në avantazh fillimisht, por skuadra e Hasan Likës shënoi 3 gola me Liçajn, Ramadanin dhe Bregun, duke marrë 3 pikët europiane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...