Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi ndahet me mesfushorin, lojtari polak mbyll marrëveshjen me kurbinasit

Laçi ndan rrugët me lojtarin polak Ariel Borysiuk. I afruar në merkaton e verës nga klubi indian i Chennaiyin, aventura e 31-vjeçarit në Shqipëri nuk zgjati shumë teksa në pjesën e parë të sezonit, Borysiuk u aktivizua në 13 ndeshje për kurbinasit në Abissnet Superiore teksa gjeti edhe njëherë rrugën e rrjetës.

Gjithsesi, performanca duket se nuk ka bindur drejtuesit e Laçit që ranë dakord për të ndërprerë marrëveshjen me lojtarin i cili ka një CV të pasur dhe më parë është aktivizuar për klube si Jagellonia, Lechia Gdansk, QPR apo Sheriff Tiraspol.

Tashmë, Borysiuk është një lojtar i lirë për të zgjedhur të ardhmen e tij teksa nuk ia doli të linte shumë gjurmë në Shqipëri. Kujtojmë se pak ditë më parë nga Laçi u largua edhe sulmuesi Adeleke, por rasti i këtij të fundit është krejtësisht i ndryshëm pasi bëhet fjalë për një lojtar nga i cili klubi kurbinas përfitoi të ardhura të konsiderueshme duke e shitur tek Karvina në Çeki.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...