Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi, në rënie të lirë/ Pesë javë pa fitore, Hebaj i ndëshkon në shtëpi

Pesë javë pa fitore, tre barazime dhe dy humbje, me Laçin i cili ka humbur shumë duke dalë praktikisht nga gara për titullin kampion, pasi tani,diferenca me vendin e parë është 13 pikë. Një ecuri, e cila nisi me disfatën në “Air Albania” ndaj “bardhebluve” të Tiranës e që u pasua nga tre barazime radhazi, ndaj tre ekipeve të fund-tabelës, Egnatias, Kastriotit dhe Skënderbeut dhe në fund, humbja tjetër, ajo në shtëpi ndaj Teutës. Kjo është hera e dytë në këtë sezon që kurbinasit regjistrojnë pesë ndeshje pa fitore, ku për herë të parë një ecuri e tillë erdhi në fillim të sezonit, me 4 ndeshjet e para të kampionatit, me dy barazime dhe dy humbje dhe barazimi në Kupë ndaj Butrintit.

Nëse bëjmë prapa kthehu, një muaj më parë, Laçi ishte skuadra më solide, që me ardhjen e Mirel Josës në stol kishte ndryshuar totalisht kurs, duke lënë pas vështirësitë e fillim sezonit dhe për më tepër duke vendosur në presion të vazhdueshëm Tiranën. Gjithçka lidhet me kryeqytetasit, pasi disfata 4-1 ndaj “bardhebluve” ndryshoi totalisht kurbinasit, të cilët ende nuk kanë arritur të reagojnë. Nëse ka dicka të mirë në këtë ecuri është fakti se, pavarësisht gabimeve, kundërshtarët direkt, Kukësi dhe Vllaznia nuk kanë arritur të përfitojnë dhe Laçi është përsëri forcë e dytë e “Abissnet Superiore”.

Ndaj Teutës, Laçi pësoi disfatën e gjashtë sezonale dhe të tretën në shtëpi. Kurbinasit u rikthyen te humbja në stadiumin e tyre pas pesë muajsh, pasi dy humbjet e para sezonale në shtëpi ishin regjistruar brenda pesë javëve të para, në premierë ndaj Vllaznisë dhe në raundin e pestë ndaj Egnatias. Pikërisht që nga kjo humbje e fundit, ndaj rrogozhinasve, në 16 tetor, Laçi jo vetëm nuk kishte humbur në shtëpi, por për më tepër nuk kishte pësuar asnjë gol, duke treguar mësë miri se çfarë ritmi kishte krijuar kjo skuadër. Golin e fundit në Laç e kishte shënuar Pedro Augusto, ndërsa në këtë fundjavë rrjetën e “bardhezinjëve” e shkundi Rubin Hebaj, i cili i dhuroi tri pikë me shumë vlera bregdetarëve.

Pauza e kampionatit, për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, mund t’i shërbej shumë kurbinasve, për të rekuperuar energjitë dhe idetë dhe për t’u rikthyer në fushë me tjetër mentalitet, për të qenë më të saktë dhe të kujdesshëm në sprintin final të këtij sezoni, pasi Laçi i bën llogaritë edhe në Kupë dhe rikthimi do të jetë pikërisht në këtë kompeticion, për ta nisur aty ku e mbylli, ndaj Teutës në transfertë në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...