Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Laçi nis përgatitjet për finalen e kupës, fillon eksperimentet në formacion

Me objektivin e realizuar në kampionat, vendi i dytë dhe për herë të parë në histori me statusin e skuadrës nënkampione, Laçi dhe Shpëtim Duro kanë hyrë në ethet e finales së Kupës, atë përballë Vllaznisë.

Në sfidën e javës së 34-të, Laçi fitoi me përmbysje përballë Skënderbeut, në një sfidë ku skuadrat ishin pa objektiva. Në lojë kanë mbetur edhe 180 minuta sa i përket kampionatit “Abissnet Superiore” dhe tani kurbinasit kanë “luksin” edhe të eksperimentojnë. Kjo lidhet me faktin se përballë Skënderbeut, Duro dhe Laçi u prezantuan në fushën e lojës me ndryshime në formacion, jo vetëm në emra, por edhe në skemë, pasi në mbrojtje, kurbinasit u rreshtuan me tre duke dhënë sinjalet e para të një prove në prag të sfidës më të rëndësishme të mbetur në lojë, pikërisht finales së kupës.

Nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshjen ndaj Vllaznisë, pasi te Laçi po mendojnë edhe për të ardhmen, për sezonin e ri. Mesfusha është një nga repartet ku po punohet më shumë, me emra si Spahiu dhe Qato, por pa harruar edhe Zulfijun, të cilët ndaj Skënderbeut e nisën sfidën si titullar. Mbyllja e llogarive me kampionatin, krijon komoditetin e duhur që jo vetëm të provohen elementët e rinj dhe premtues, por për emra si, Shehu, Deliu dhe Mazrekaj të ketë pak pushim, për të rekuperuar energjitë e një sezoni të gjatë dhe të ngarkuar.

Pas 34 javësh, Laçi numëron 63 pikë dhe në dy javët e fundit do të luajë ndaj Teutës dhe Partizanit, dy kundërshtarë, të cilët bëjnë ende llogari me objektivat e tyre sezonal.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...