Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi, paraqitjet në Europë shtojnë pretendimet

 

Paraqitja e Laçit në Europa League në duelin e dyfishtë me Hapoel Beer Sheva la një shije të mirë jo vetëm te drejtuesit e klubit, por edhe te të gjithë ata që ndoqën sfidat e bardhezijve. Kurbinasit treguan kompaktësi në lojë dhe ndoshta me më shumë fat mund të shkaktonin surprizën e madhe.

Të eliminuar nga një gol i vetëm, Laçi ka fituar besim në këtë prag sezoni, aq sa, pa frikë, edicionin e ri e nis me pretendime të mëdha. Sigurisht që titulli është diçka e madhe për bardhezijtë, teksa edhe sezonin e kaluar provuan ta përmendin fjalën titull, duke rrëshqitur më pas në klasifikim.

Megjithatë, duke parë situatën në të cilën gjenden klubet e tjera të Superiores, por mbi të gjitha me besimin e fituar te forcat e veta, formacioni i drejtuar nga Sulejman Starova zbret sezonin e ri si një skuadër për t’u mundur. Solid në mbrojtje dhe vrasës në sulm, edhe pse në repartin e avancuar drejtuesit e klubit nuk po gjejnë ende njeriun e duhur, çka i mungon skuadrës që nga largimi i Reginaldos.

Përveç moshës së re dhe cilësisë që disponon kjo skuadër, ka avantazhin se mund të paraqitet në fushë si një kameleon, e aftë të ndryshojë në varësi të situatës dhe kundërshtarit që ka përballë. Me 3 apo 4 në mbrojtje, nuk është aspak problem, pasi këta djem kanë dëshirën e madhe për të sakrifikuar dhe treguar në fushën e lojës që mbi çdo gjë vlen skuadra.

Laçi i sezonit të ri do të jetë ndryshe, ku minimalisht synohet pjesëmarrja në kompeticionet europiane, pse jo për ta mbyllur edicionin me një trofe.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...