Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi–Partizani, filozofitë e shkëmbyera këtë vit

Në sezonet e fundit Laçi i ka besuar më së shumti të rinjve, ndikuar ndoshta dhe nga buxheti minimal në dispozicion. Prej kohësh tek kurbinasit mungonin investimet me afrime nga tregu i huaj, një trend që ka ndryshuar këtë edicion. Pjesëmarja në Europë dhe kalimi i një turi kanë shtuar të ardhurat dhe gjithashtu edhe oreksin për të qënë verën e ardhshme në kompeticionet e UEFA-s. Krejt e kundërta ndodh me Partizanin që këtë vit ka ndryshuar tërësisht kursin. Nuk ka më afrime të bujshme me të kuqtë e kryeqytetit që i kanë besuar elemtnit të ri. Nuk është rastësi afrimi i Rubin Hebajt apo Eraldo Çinarit, lojtarë që e njohin kampionatin dhe të rinj premtues. Të dielën përballja ndërmjet Laçit dhe Partizanit do të jetë ndryshe nga herët e tjera, pasi këtë edicion kanë ndryshuar filozofitë në merkato. Largimi i Uzunit tek kurbinasit është shoqëruar me afrimet e Ivan Galic, Marjan Altiparmakovskit, Bojan Najdanov, Xhevahir Sukajt dhe të riut Elvi Berisha. Në Laç prej vitesh nuk kishin parë një merkato kaq aktive me emra nga jashtë por edhe brenda kampionatit, edhe pse fokusi mbeten të rinjtë të cilët mund të mbushin arkat e klubit me transferimet e mundshme në të ardhmen. Këtë edicion dueli Laçi–Partizani shihet si ai i zakonshmi por me filozofitë e merkatos të shkëmbyera, edhe pse ambiciet mbeten të njëjta.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...