Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi për fitore në Durrës, por mungon portieri Selmani

Laçi është skuadra e momentit në Kategorinë Superiore. Bardhezinjtë kanë realizuar 3 fitore radhazi, duke thyer njëri pas tjetrit Flamurtarin, Lushnjën dhe Kamzën.

Në fillim të edicionit pak njerëz e parashikonin këtë ecuri tejet pozitive të laçianëve. SKuadra kurbinase konsiderohej si një prej ekipeve që do të luftonin për mbijetesë, por situata është krejt tjetër për të besuarit e Gentian Mezanit. Laçi ndodhet në vendin e 3-të me vetëm 3 pikë më pak se Kukësi dhe gjithashtu është në garë për të triumfuan në Kupën e Shqipërisë, ku në gjysmëfinale do të ketë përballë pikërisht verilindorët e Pacult.

Këtë fundjavë bardhezinjtë do të kërkojë të realizojnë “pokerin” e fitoreve në transfertën e “Niko Dovanës” përballë Teutës. Natyrisht etja për pikë e “Djemve të Detit” nuk do t’ua bëjë të thjeshtë detyrën laçianëve, megjithatë gjatë këtij edicioni përballjet direkte flasin për kurbinasit, që kanë marrë një fitore dhe një barazim. Tekniku Mezani ka një problem të rëndësishëm që është mungesa e kapitenit Gentian Selmani. Portieri, i cili po vuan nga një dëmtim muskulor, u kthye ndaj Kamzës, por ishte një veprim i nxituar pasi situata u përkeqësua dhe “gardiani” do të qëndrojë jashtë afërsisht 3 javë. Në portë do të aktivizohet Vata.

Gjithmonë për skuadra pa shumë histori thuhet që synojnë ëndrrën europiane, por në rastin e Laçit kjo shprehje mund të konsiderohet edhe si mungesë respekti, duke qenë se ky klub sezon pas sezoni po dëshmon se është një realitet i qëndrueshëm dhe jo më një surprizë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...