Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi përmbys Skënderbeun, paqe në Kamza-Luftëtari, Guri vijon avazin

Festa e titullit për Skënderbeun është shtyrë akoma më shumë, teksa tashmë shanset më të mëdha janë që shampanja të hapet fundjavën e ardhshme në Korçë, ku skuadra e Dajës do të presë Teutën. Në sfidën e javës së 32-të në Laç, skuadra e Mezanit fitoi me përmbysje 3-2, testin gjeneral në prag të finales së Kupës së Shqipërisë, që do të diskutohet pikërisht mes këtyre dy skuadrave.

Skënderbeu e nisi mjaft mirë ndeshjen në Laç, duke kaluar në avantazh të dyfishtë, pas dy golave të shënuar nga qendërsulmuesi kryesor, Ali Soëe, në minutat e 31’ dhe 39’. Gjithsesi, një korçar i huazuar te Laçi, Bruno Lulaj shënoi në fundin e pjesës së parë dhe rihapi takimin. Më pas në 45-minutëshin e dytë vendasit shtuan presionin dhe arritën të shënojnë dy herë me anë të Reginaldos, duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë 3 pikët.

Kukësi mori një tjetër fitore, ndonëse jo aq të lehtë sa pritej, përballë Lushnjës që rezistoi mjaft mirë dhe madje pa t’i mohohej edhe një penallti. Sindrit Guri kaloi vendasit në avantazh, në minutën e 33-të, ndërsa në të 39-ën ishte Brunild Pepa që barazoi shifrat me 11-metërsh, duke bërë që në ‘Zeqir Ymeri’ t’u kujtohej ajo humbje në fazën e dytë, 1-3, pikërisht ndaj lagunarëve.

Gjithsesi në pjesën e dytë ishte Amin Balde që shënoi golin e dytë për skuadrën e Pacult, që tashmë ka siguruar edhe matematikisht nëj vend në zonën që të çon në Europa League, teksa ka blinduar vendin e dytë.

Në Kamëz, vendasit nuk arritën të marrin 3 pikët mjaft të vlefshme për mbijetesën, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 me Luftëtarin. Ky barazim natyrisht që nuk i shërbeu asnjërës prej skuadrave, pasi të dyja kishin nevojë për pikë, me skuadrën e Ahmatajt që synon mbijetesën dhe atë të Hasan Likës që kërkon të blindojë pozitat në vendin e 3-të të renditjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...