Kategoria Superiore

Laçi, rezultatet e rivalëve mbajnë në lojë skuadrën e Starovës!

Sulejman Starova ka arritur të ndryshojë lojën e Laçit, paraqitjet e skuadrës në fushën e blertë. Por kurbinasit vijojnë të vuajnë në klasifikim dhe kohët kur kjo skuadër gjendej midis tre të parave të kampionatit duket e largët. Ndryshimet e shpeshta të trajnerëve kanë dhënë efektin e tyre, me bardhezinjtë që madje patën një periudhë në të cilën ishin të vakët edhe në lojë. Si një ekspert i kampionatit shqiptar, Starova ka ritkhyer entuziazmin falë fitores me Teutën apo edhe barazimit në sekondat e fundit me Tiranën në Selman Stërmasi. Megjithatë 11 pikë në 11 ndeshjet e fundit janë një ecuri shumë e keqe për kurbinasit që duket se nuk janë tradhtuar plotësisht nga fati. Diferenca me Kukësin e vendit të 2-të është vetëm 7 pikë ndërkohë që janë edhe 7 javë nga fundi. Nëse ndaj Luftëtarit me pak fat mund të mernin një pikë, duhet thënë se po fati i ka dhënë një dorë për të qëndruar në pozita të tilla, me shpresat e ndezura për zonën europiane. Rivalët ashtu si dhe Laçi kanë gabuar shumë me Kukësin dhe Teutën që kanë lëshuar terren për të konfirmuar vendin e dytë dhe të tretin. Për të synuar arritjen në zonën Europiane Laçi duhet të kthejë fatin në favor, lojën e mirë ta konkretizojë me fitore që do t’i japin mundësinë e ngjitjes në klasifikim. Asgjë nuk është e pamundur kur sheh që në kalendar janë përballjet me rivalët direkt si Teuta dhe Flamurtari, ndërkohë që edhe Kukësi nuk do ta ketë të lehtë misionin për të siguruar pikët.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency