Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi rigjen fitoren dhe qetësinë, ndaj Kastriotit për vazhdimësinë

Për pak javë Laçi shkëputi totalisht kontaktet me suksesin, një situatë që erdhi për shkak të ngarkesës së madhe, por pa diskutim edhe mungesat e disa prej lojtarëve titullarë. Një moment jo i mirë që kurbinasit arritën ta superonin duke u rikthyer tek suksesi pikërisht ndaj Bylisit.

Në letër pa diskutim që bardhezinjtë vinin si favoritë, por asgjë nuk ishte kaq e thjeshtë, teksa skuadrës së Duros i mungonin disa nga shtyllat kryesore të formacionit, si Obanor, Mazarekaj apo edhe Nwabueze.

Një tre pikësh me shumë vlera, pasi kundërshtari vinte në këtë përballje pasi kishte arritur disa rezultate pozitive e për më tepër që objektivi mbijetesë i bën ata një rival të fortë për këdo. Sidoqoftë, Laçi ia doli dhe t’i rikthehet garës.

Zona europiane që është edhe objektivi i çdo sezoni për kurbinasit, dhe vendi i parë janë shumë pranë tyre. Nuk mjafton vetëm përkushtimi i skuadrës, në të tilla kushte nevojitet dhe pak fat.

Kurbinasit shpresojnë që kundërshtarët të gabojnë dhe të përfitojnë nga këto gabime. Gjithsesi deri sa kjo të ndodhë fillimisht, bardhezinjtë do të duhet të kalojnë një tjetër pengesë të vështirë siç është ajo e Kastriotit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...