Kupa e Shqiperise

Laçi rigjen qetësinë, mposht me përmbysje Egnatian dhe kalon në çerekfinale

Pas dy barazimeve radhazi në kampionat, që turbulluan disi ambientin, Laçi rigjen qetësinë, sepse mposhti 3-1 me përmbysje Egnatian dhe u kualifikua për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra rrogozhinase tregoi se nuk kishte ardhur për shëtitje në Laç dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 25-të me anë të Jackson.

Më pas skuadra e drejtuar nga Gugash Magani, u rreshtua mirë në prapavijë dhe arriti të ruajë avantazhin deri në minutën e 85-të, kur braziliani Teco arriti të rikthejë baraspeshën dhe të mbajë në lojë kurbinasit.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 dhe pas një pushimi fare të shkurtër, skuadrat iu drejtuan sërish fushës, për të luajtur 30 minutat shtesë, ku edhe u përcaktua ekipi që do të vijojë më tej aventurën në Kupën e Shqipërisë.

Kështu në minutën e 107’ kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu fituan një penallti, të cilën e ekzekutoi saktë sulmuesi kryesor i skuadrës, Kyrian Nwabueze, ndërsa në sekondat e fundit Laçi gjetin edhe golin e tretë, që vulosi kualifikimin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency