Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Laçi shkakton tërmet te Universitatea e Craiovës, rumunët shkarkojnë trajnerin dhe shesin yllin e ekipit!

Laçi i Shpëtim Duros shkakton tërmet te Universitatea e Craiovës. Humbja ndaj kurbinasve në Elbasan Arena me rezultatin minimal 1-0 dhe për më tepër paraqitja e skuadrës kanë prishur humorin e drejtuesve të klubit rumun të cilët kanë marrë vendimin drastik duke shkarkuar trajnerin Marinos Ouzonidis dhe të gjithë stafin e tij. Ka mjaftuar një ndeshje e dobët kjo edhe për meritë të Laçit që presidenti Popescu t’i jepte fund bashkëpunimit me Ouzonidis i cili në sezonin e fundit e Universitatean e Craiovës u rendit në vendin e dytë në kampionat ndërkohë që fitoi Kupën e Rumanisë si dhe Superkupën  e Rumanisë duke mundur CFR Cluj pas goditjes së penalltive pak ditë më parë.

52-vjeçari grek drejtonte skuadrën rumune prej muajit shkurt, teksa si ndihmës kishte të mirënjohurin Bledar Kola. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare punon prej vitesh si krahu i djathtë i Ouzounidis, por skuadra laçiane i la të dy pa punë për momentin.

Sfida e kthimit mes Universitateas së Craiovës dhe Laçit do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “Stadionul Ion Oblemenco”. Ndërkohë një tjetër lajm i mirë për kurbinasit ka të bëjë me faktin se  Universitatea Craiova ka shitur yllin e ekipit Alexandru Cicaldau, i cili e nisi ndeshjen si titullar në “Elbasan Arena”.

Mesfushori 24-vjeçar, i cili luan me kombëtaren rumune  me të cilët numëron 14 ndeshje dhe 2 gola, është transferuar në Turqi. Klubi rumun ka arritur akordin me Galatasary me klubin nga Stambolli që ka paguar 6 milion euro plus bonuset për kartonin e Cicaldau. Kundërshtarët e Laçit do të mbajnë edhe 20% të kartonit të mesfushorit, i cili është transferuar zyrtarisht te turqit me të cilët ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të jetë një mungesë e madhe për Universitatean në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së Shpëtim Duros.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...