Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi spektakolar, por deficitar në eksperiencë

Pavarësisht se renditja e mban në një pozitë të vështirë, Laçi i këtij sezoni po merr duartrokitjet për lojën e zhvilluar. Një ekip i cunguar në përbërje, me shumë pak futbollistë nën urdhrat e trajnerit Mezani, bardhezinjtë kanë demonstruar një futboll tërheqës. Ndaj kukësit kampion ishte shfaqja e fundit pozitive e një skuadre që luan futboll modern, pavarësisht moshës së re të futbollistëve. Bardhezinjtë në harkun e pak javëve po tregojnë një rritje të jashtëzakonshme në lojë, pavarësisht se i kanë nisur dy ndeshjet e fundit duke pësuar gol që në minutat e para. Ndaj Luftëtarit, në transfertë, iu imponuan kundërshtarit deri në fund, duke arritur t’i merrnin barazimin “in-extremis”. Edhe ndaj Kukësit historia ishte e njëjtë, me Laçin që dominoi në lojë, si asnjëherë tjetër në këto 12 javë. Fatkeqësisht për bardhezinjtë rezultati në fund ishte humbja, edhe pse loja e treguar ka bërë për vetë të gjithë. Ajo që bie në sy është mungesa e eskperiencës te futbollistët e Laçit, ndërkohë që tashmë duhet menduar për rikuperimin fizik në mënyrë që të përballohet me të njëjtin ritëm pjesa e mbetur e sezonit.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...