Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Laci superior për Tiranën, fiton 1-0

Laci tregohet superior ndaj Tiranës duke triumfuar në miqësoren e luajtur në Selman Stërmasi me rezultatin 1-0. Bardheblutë ndryshe nga miqësorja e mesjavës ndaj Dinamos treguan një nivel në rritje të lojës, ku 3 herë shtylla i ndali nga goli, që vijon të jetë një makth. Në këtë test Ze Maria riktheu mbrojtjen me 4, por duke eksperimentuar shumë në emra e hedhur në fushë, ndërkohë ide më të qarta kishte Stavri Nica. Kurbinasit janë në pritje të afrimeve të mëdha, si Ademir dhe Reginaldo, ndërkohë që në provë ishte senegalezi Amadou. Në fund të këtij testi të dy trajnereët janë shfaqur të kënaqur, me brazilianin e Tiranës që hedh poshtë zërat për një ftohje të marëdhënieve midis tij dhe presidentit Halili.

Nuk ka asnjë ftohje të marëdhënieve me presidentit, pasi të dy po mundohemi të bëjmë punën tonë. Kemi folur edhe këto ditë, teksa jam në pritje të lojtarëve që do të përforcojnë skuadrën. Sot u panë përmirësime në lojë, teksa gabuam sërish në golin e pësuar. Futbollistët duhet të fitojnë më shumë besim teksa kam bindjen që më datë 6 shtator do të jemi gati.

Stavri Nica pas mrekullisë së kryer sezonin e kaluar tashmë është më i qetë, i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion, duke hezituar të japë objektiva sezonal edhe pse pritet shumë nga Laci në edicionin e ri.

Jam i kënaqur me skuadrën pasi kemi një ekip cilësor. Futbollistët janë disi të lodhur pasi kemi kohë që stërvitemi por treguam një futboll të mirë. nuk mund të jap objektivat sezonal pasi më parë duhet të shikoj gjendjen e futbollistëve të tjerë që do të afrohen.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...