Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi surpriza e kampionatit, falë të rinjëve

Me një skuadër të re në fillim të sezonit, me një moshë mesatare prej 21.28 vjec pak kush  kishte menduar se Laçi pothuajse në mbyllje të pjesës së parë të sezonit do të ishte në vendin e katërt në klasifikim, 1 pikë larg vendit të dytë dhe në garë të plotë për Europën. Por pikërisht duke i besuar të rinjve, Laçi duket se gjeti çelësin e suksesit, në një skuadër, që në fillim të sezonit nuk u ndërtua me blerje të bujshme por me një plan konkret, duke ndërhyrë pikërisht në ato pozicione ku ekipi e ndjente të nevojshme. Në 3 javët e fundit, Laçi është ekipi më i mirë në Superiore duke arritur 3 fitore radhazi dhe për më tepër duke treguar vijueshmëri në lojën e tij. Në të gjitha sfidat, që kur në drejtim të ekipit ka ardhur Mezani, kurbinasit i kanë dominuar kundërshtarët duke zhvilluar një futboll dëfryes dhe pavarësisht se në ndonjë sfidë rezultati ka munguar, si ndaj Kukësit, ka treguar se freskia e elementëve të saj është ajo që po bën diferencën. Madje bardhezinjtë në ndryshim nga sezonet e kaluara, kur ishin të fortë sidomos në shtëpi kanë treguar se luajnë pa frikë dhe në transfertë dhe fitorja e fundit ndaj Flamurtarit, e paraprirë dhe nga një tjetër sukses në Shkodër me Vllazninë me përmbysje, janë treguesi se kjo skuadër mund të japë ende dhe më tepër në pjesën e mbetur të kampionatit, për të konfirmuar se ndonjëherë është më mirë të besosh te emrat e rinj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...