Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi zhyt në krizë Tiranën, Teuta bën detyrën me Kastriotin

Laçi rikthen krizën te Tirana, që me Ze Marian në stol e ka të vështirë të bëjë dy fitore radhazi në Superiore. E kishte mundësinë ekipi bardheblu t’i bashkohej pjesës së sipërme të renditjes, por dështoi të merrte qoftë një pikë “Selman Stërmasi” me kurbinasit, që  kthyen në shtëpi me maksimumin e mundshëm falë golit të Xhixhës në pjesën e dytë.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, me raste në të dyja portat, megjithatë Likës iu desh të impenjohej më shumë pas tentativave të Xhixhës dhe Najdenov, ndërsa Blazhevski u duk qartë që në rastet e para që iu paraqiten që ishte në një ditë jo.

Pjesë e dytë nisi me kontestime të ashpra të futbollistëve të Tiranës, që pretendonin për 11-metërsh, por gjyqtari Hamiti ndëshkoi me karton të verdhë Blazhveskin për simulim.

Vetëm pak minuta më vonë erdhi goli i Laçit me autor Xhixhën, që u tregua i saktë brenda zonës pas një pasimi të bukur të Fangajt.

Tirana pati shansin më të mirë të paktën për të shmangur humbjen, fillimisht me Hasanin, që humbi një rast të pabesueshëm dhe më pas kur fitoi një 11-metërsh në minutën e 80-të për ndërhyrje të gabuar ndaj Ngo, por Blazhevski gaboi përballë Selmanit, me topin që përfundon në fundore.

Kurbinasit e mbrojtën me fanatizëm epërsinë në minutat e mbetura, duke iu bashkuar Partizanit në kuotën e 16 pikëve (të kuqtë luajnë me Kukësin), ndërsa Skënderbeu kryeson me vetëm një pikë më shumë.

Fitore e pritshme e Teutës në “Niko Dovana” ndaj Kastriotit. Amadou Latif reziloi një dygolësh për të besuarit e Bledi Shkëmbit, i mjaftueshëm për të marrë tri pikë pas asaj humbjeje të rëndë me Partizanin. Golin e parë Latif e realizoi me 11-metërsh në kohën shtesë të pjesës së parëm ndërsa të dytin në minutën e 63-të pas një keqkuptimi mes mbrojtësit dhe portierit.

Teuta, pas këtij suksesi shkon në kuotën e 11 pikëve, në vendin e 6-të, ndërsa Kastrioti mbetet në fund me vetëm 4 pikë.

Skënderbeu bën ligjin në Gjirokastër dhe merr kreun, Kamza dhe Flamurtari ndajnë pikët

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...