Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi zyrtarizon sulmuesin nga Mali, ka spikatur tek Bylisi

Skuadra e Laçit e çel merkaton e verës me një afrim cilësor për sulmin, Saliou Guindo. Kurbinasit kanë arritur të firmosin me futbollistin nga Mali, I cili e njeh shumë mirë Kategorinë Superiore, pasi ka luajtur me Skënderbeun dhe Bylisin. Pikërisht në skuadrën ballshiote spikati në sezonin 2019-2020 me 8 gola në 26 ndeshje.

Giundo i bashkohet Laçit pas një përvojë për t’u harruar fillimisht tek Ankara Keçiörengücü në Turqi e më pas në Indi tek skuadra Gokulam Kerala. Klubi kurbinas në njoftimin e afrimit të Guindo në Instagram premton të tjera goditje në ditët në vazhdim.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...