Abissnet Superiore

Laçi zyrtarizon sulmuesin që i shënoi 6 gola Luftëtarit, firmos edhe një mbrojtës

Laçi godet në merkato. Klubi kurbinas ka zyrtarizuar dy afrime të reja në merkaton e dimrit. Siç kishte paralajmëruar edhe Supersport disa ditë më parë sulmuesi nigerian Adeleke Akinyemi është zyrtarisht pjesë e Laçit, duke u vënë menjëherë në dispozicion të Mirel Josës. Akinyemi sëfundmi ka luajtur në Norvegji me Start dhe Ham Kam ndërsa të gjithë shqiptarët e mbajnë mend për 6 golat që i realizoi Luftëtarit në dy ndeshje në turin e parë eliminator të Europa League vite më parë.

Sulmuesi 23-vjeçar pasi kaloi vizitat mjekësore u prezantua nga klubi kurbinas dhe pritet të rritë ndjeshëm konkurencën në repartin e avancuar të skuadrës së Josës. Ndërkohë nga Lokomotiva e Zagrebit i është bashkuar Laçit në huazim edhe mbrojtësi Hajdin Saliu i cili në këtë sezon është aktivizuar në 3 ndeshje me kryeqytetasit në kampionatin kroat.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency