Ruud van Nistelrooy, një nga sulmuesit më të mirë të Holandës në vitet 2000, do të hedhë hapin e madh si trajner në verë. Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid, iu fut trajnimit në vitin 2014.
Pas punës dy-vjeçare si pjesëtar i stafit teknik të kombëtares (2014-2016), 45-vjeçari ka punuar si trajner moshash te PSV, ekipi ku shpërtheu dhe u bë i njohur si futbollist.
Skuadra nga Eindhoven po garon për titullin kampion, që mungon prej vitit 2018. Diferenca me Ajaxin kryesues është vetëm dy pikë, teksa fundi i sezonit do të sjellë ndryshimin në pankinë.
Gjermani Roger Schmidt do të largohet pasi i përfundon kontrata dhe sipas Daily Mail në vend të tij do të ulet Van Nistelrooy, i cili po pret me padurim muajin korrik për të marrë drejtimin e ekipit të parë.
[quiz-cat id=”297576″]
