Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lajm i bujshëm nga Spanja, Barça e Juvja projektojnë një tjetër shkëmbim

Nja nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës së kaluar ishte shkëmbimi Pjanic-Arthur. Barcelona mendoi se me afrimin e boshnjakut do të garantonte më tepër cilësi në mesfushë, ndërsa Juventusi besoi se braziliani, më i ri në moshë, do t’i jepte më shumë ritëm dhe fleksibilitet lojës sidomos në fazën sulmuese. Përfundimi? Një lëvizje e dështuar që nuk ndihmoi as “blaugranat”, as bardhezinjtë.

Por nga Spanja vjen një propozim vërtet i bujshëm, pikërisht nga “Radio Catalunya”, përmes fjalëve të Gerard Romero, një gazetar që është gjithmonë shumë i informuar për ngjarjet e klubit katalan. Ai tregon se mes dy klubeve kanë vijuar kontaktet, por me një ndryshim: në tryezën e bisedimeve janë emrat e dy lojtarëve, të Rodrigo Bentancur dhe Miralem Pjanicit.

Bëhet fjalë për të njëjtën mënyrë transferimi, pra shkëmbim lojtarësh. Uruguaiani do të bashkohej me katalanët ndërsa boshnjaku do të kthehej te Zonja e Vjetër pas vetëm një viti me ngjyrat “blaugrana”.

Pjanic duket se nuk ka më vend te Barça. Trajneri Koeman po u beson lojtarëve të akademisë. Klubi është vënë në lëvizje tashmë për t’i gjetur një destinacion të ri 31-vjeçarit.

Të dy klubet, përsëri sipas medieve spanjolle, i kanë lënë dyert e tyre të hapura në përpjekje për ta përfunduar marrëveshjen për një shkëmbim të ri.

.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...