Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lajm i keq nga Kosova, 7 pjesëtarë të Prishtinës me Koronavirus

Lajm i keq për Prishtinën, fituese e freskët e DigitAlb Kupës së Kosovës. Tre futbollistë dhe katër anëtarë të stafit janë testuar pozitivë me Koronavirus, e për rrjedhojë nuk i janë bashkuar skuadrës në nisjen e përgatitjeve  në Istog, për sezonin e ri futbollistik. Më poshtë njoftimi I Prishtinës:

“FC Prishtina mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Europës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptoma të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog, ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, derisa të mësojë kundërshtarin e ndeshjes paraeliminatore (e mëson më 9 gusht), kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht, vendas apo mysafir, varet nga shorti.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...