Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Lajm i keq për Atletico Madrid/ Felix dhe Lemar mbyllin sezonin

Klubi i Atletico Madrid ka marrë disa lajme aspak të mira sepse Joao Felix dhe Thomas Lemar kanë pësuar dëmtime muskulore, prej të cilave do duhet t’i thonë lamtumirë sezonit. Nuk mund të garantohet kategorikisht, por te “colchoneros” ata janë pesimistë nëse këta dy lojtarë dp mund të luajnë përsëri para përfundimit të këtij edicioni.

Lëndimi është i njëjtë në të dyja rastet, sipas raportit mjekësor të lëshuar nga Atletico, pasi të dy lojtarët shkuan në Klinikën Universitare të Navarrës të hënën në mëngjes për t’iu nënshtruar testeve mjekësore. Ata pësuan lëndime në kofshën e majtë dhe janë në pritje për të parë ecurinë.

“Lojtarët tanë do të fillojnë të kryejnë seancat e fizioterapisë dhe të punojnë në palestër”,-thuhet në deklaratën e klubit spanjoll.

Duke marrë parasysh se ka mbetur pak më shumë se një muaj garë, portugezi dhe francezi e kanë shumë të vështirë të luajnë për pjesën e mbetur të sezonit. Shërimi i vlerësuar në këtë lloj dëmtimi zgjat 4-6 javë, kështu që Diego Simeone nuk mbështetet më tek ata për pjesën e fundit të kampionatit.

Dy “viktima”, veçanërisht në rastin e portugezit i cili po arrinte nivelin e dëshiruar, për gjashtë ndeshjet e mbetura të kampionatit në të cilat Atletico Madrid duhet ende të vulosë biletën për edicionin e ardhshëm të Champions League, duke mbetur mes top katërshes.

Granada, Real Madrid dhe Sevilla në Metropolitano, dhe Athletic, Elche dhe Real Sociedad në shtëpi është kalendar kërkues, që ekipi i Atleticos ka përpara për të arritur objektivin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...