Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajm i keq për Barçën, prioritetit të Laportës nuk i pëlqen të transferohet në Spanjë

I vlerësuar 82 milionë euro, Ruben Neves raportohet nga mediet spanjolle si prioriteti kryesor i Joan Laporta për mesfushën. Megjithatë ky i fundit nuk e mendon transferimin në Spanjë.

Pavarësisht problemeve financiare të Barcelonës, ​​nuk ka asnjë dyshim që Presidenti Joan Laporta do të “hidhet në sulm” gjatë merkatos së verës. Lideri katalanas synon të forcojë skuadrën e drejtuar nga Xavi. Prioriteti do të ishte rekrutimi i një qendër sulmuesi, por presidenti i Barçës nuk do t’ia mbyllte derën as përforcimit në mesfushë dhe i pari në listën e tij duket se është Ruben Neves, i cili ka kontratë me Wolverhampton deri në vitin 2024.

25-vjeçari mund të vazhdojë karrierën e tij duke iu bashkuar një ekipi prestigjioz si Barça sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve nga mediet britanike Wolverhampton do të ishte gati ta shesë mesfushorin këtë verë, në rast të një propozimi më të madh se 82 milionë euro. Ndërsa më tej shtohet se vetë Ruben nuk ka ndërmend të shkojë në Spanjë, dhe do të dëshironte të vazhdonte karrierën e tij në Premier League. Kjo është mirë pasi Arsenali dhe Manchester United janë të interesuar dhe po e ndjekin më shumë kujdes çështjen e Ruben Neves.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...