Kosova do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme të rëndësishme të enjten në mbrëmje, në transfertë ndaj Republikës Çeke, takim që do të vendosë shumë sa i përket shpresave për kualifikim të “Dardanëve” në Europianin e 2020-ës.
Megjithatë trajneri Bernard Challandes ka marrë një lajm të keq paraditen e sotme, pasi sulmuesi kryesor i skuadrës dhe njëri prej futbollistëve më në formë të javëve të fundit, Vedat Murriqi, nuk do të jetë gati për këtë takim.
Sulmuesi i Fenerbahce u dëmtua në një ndeshje të kampionatit turk dhe dje u stërvit veçmas shokëve të skuadrës, por sot u konfirmua se nuk mund t’ia dalë si për takimin ndaj Çekisë, ashtu edhe atë ndaj Anglisë, 3 ditë më vonë në “Fadil Vokrri”.
Kosova renditet në vendin e tretë, me një pikë më pak se Republika Çeke, ndërsa do t’i duhet fitorja në sfidën e të enjtes, për të qenë në pozita komode dhe për të tentuar kualifikimin në ndeshjen ndaj Anglisë të dielën në mbrëmje në “Fadil Vokrri”.
