Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lajm i keq për Diego Costan, do të operohet

Klubi i Atletico Madridit konfirmoi se viti 2018 është mbyllur për sulmuesin Diego Costa, pas një dëmtimi që ai pësoi në këmbën e majtë në sfidën e fundjavës ndaj Gironas. Braziliani i natyralizuar si spanjoll do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet që të mungojë për rreth 2 muaj. Sipas parashikimeve të mjekëve, ish-sulmuesi i Chelsea pritet të rikthehet në fushë jo më parë se muaji shkurt i vitit të ardhshëm. Në këtë sezon, Diego Costa ka luajtur në 15 takime dhe ka shënuar gjithsej 4 gola, 2 prej të cilëve në finalen e Superkupës së Europës ndaj Real Madridit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...