Gjermani

Lajm i keq për Gjermaninë, dy yjet e Bayern infektohen me Covid-19 dhe largohen nga grumbullimi

Federata Gjermane e Futbollit njoftoi këtë të mërkurë se portieri Manuel Neuer dhe mesfushori Leon Goretzka, bashkëlojtarë te Bayerni, u larguan nga grumbullimi i ekipit pasi rezultuan pozitivë me Covid-19 dhe u izoluan menjëherë.

Ata nuk do të luajnë në Nations League të premten (20:45) kundër Hungarisë në “Red Bull Arena” në Leipzig dhe të hënën në “Wembley” kundër Anglisë (20:45).

Largimi i Neuer nga grumbullimi i lë vendin e titullarit portierit të Barcelonës, Marc ter Stegen, me 30-vjeçarin që qëndron i pasi në listë pas lojtarit të Bayern, ndërsa Kevin Trapp do duhet të presë në stol.

Hansi Flick ka thirrur tashmë edhe Oliver Baumann, portierin 32-vjeçar të TSG Hoffenheim, për të plotësuar listën e portierëve. Ndërsa për të zëvendësuar mungesën e Goretzka-s, u thirr Maximilian Arnold i Wolfsburg.

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency