Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajm i keq për Marco Rose, sulmuesi i Dortmund pozitiv me Covid-19

Dortmund e pret një “finale” të mërkurën në Champions League. Verdhezinjtë luajnë në Portugali kundër Sportingut të Lisbonës, një sfidë vendimtare për kualifikimi më tej në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Trajneri Marco Rose ka marrë një lajm të keq, pasi një nga titullarët e ekipit gjerman ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Flasim për Thorgan Hazard, autori i 4 golave këtë sezon. 28-vjeçari belg ka nisur menjëherë karantinën dhe do të mungojë në transfertën e mesjavës.

Për fat të mirë, lojtari ofensiv nuk ka qenë në kontakt me asnjë nga shokët e skuadrës dhe është i vetmi që është izoluar.

Dortmund ndan vendin e dytë me Sportingun në grupin C me nga 6 pikë, aty ku është kualifikuar Ajax me 12 pikë të plotë pas katër ndeshjeve të luajtura.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...