Futboll

Lajm i keq për Pelenë, sëmundja ka “lëshuar rrënjë”

Nga Brazili vijnë lajmë të këqija mbi shëndetin e legjendës së futbollit botëror, Pele. Sipas ESPN, kanceri që ka prekur 81-vjeçarin është përhapur dhe O Rei i është dashur t’i nënshtrohet seancave të reja të kimioterapisë. Pele është shtruar në spital në Sao Paolo për 48 orë, përpara se të kthehej në shtëpi të enjten. Enturazhi i tij ruan konfidencialitetin maksimal, duke specifikuar vetëm se ai aktualisht është “në një gjendje klinikisht të qëndrueshme”.

Për momentin, nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas mediave braziliane analizat e fundit kanë treguar praninë e metastazave në mëlçi, zorrë dhe mushkëri. Pelé ka muaj që i është nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë, i hequr në shtator 2021.

Prej disa muajsh, Pele është rikthyer disa herë në spital, për kontrolle “rutinë”, por e vërteta është se pavarësisht seancave të kimioterapisë, kanceri nuk është stopuar, duke u shpërndarë në organe të tjera jetësore.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency