Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lajm i keq për Realin, talenti turk dëmtohet dhe rikthehet para kohe në Madrid

Real Madrid është duke zhvilluar në Amerikë fazën përgatitore në vigjilje të sezonit të ri. Madrilen kanë në program disa miqësore ndërsa trajneri Carlo Ancelotti gjen mundësinë për të vëzhguar nga afër blerjet e kësaj merkato dhe mënyrën se si mund t’i integrojë ata në mekanizmat e “Los Blancos”.

Një nga për të cilët ka më shumë kuriozitet është Arda Guler, talenti turk që u transferua nga Fenerbahce në klubin spanjoll për shifrën e 20 milionë eurove. Shenjat e para janë shumë pozitive, por së fundmi duket sikur fantazistin e “kanë marrë mësysh” pasi Guler ka dëmtuar meniskun e gjurit të djathtë dhe është detyruar të rikthehet para kohe në Madrid për të vijuar në kryeqytetin e Spanjës fazën e rikuperimit.

Lexo edhe:

Një lajm i keq duke qenë se dëmtimet në gju janë gjithnjë delikate dhe lënë shenja në karrierën e një futbollisti, edhe pse te Reali besojnë se Guler do të jetë shumë shpejt gati për t’u rikthyer rregullisht nën urdhrat e trajnerit Ancelotti për startin e sezonit të ri.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...