Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Lajm i keq për Reja-n, Uzuni rrezikon të humbasë ndeshjet kundër Izraelit dhe Islandës

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot grumbullimin për t’u përgatitur për ndeshjet e Nations League kundër Izraelit në transfertë më 24 shtator dhe ndaj Islandës në shtëpi më 27 shtator.

Ndërsa një pjesë e djemve “kuqezi” tashmë janë bashkuar me trajnerin Edoardo Reja, duket se jo të gjithë janë në formën optimale.

Reja rrezikon të mos ketë në dispozicion për këto dy ndeshje sulmuesin me ecurinë më të mirë dhe më produktivë në gola, në skuadrën ku luan. Myrto Uzuni mësohet se ka shfaqur shqetësime dhe është duke u mbajtur nën mbikqyrje nga stafi i Kombëtares.

Një lajm shumë i keq ky për Reja-n, duke ditur në gjashtë javë të La Liga 2, Uzuni ka realizuar plot 6 gola dhe me këtë ecuri mund t’i ndihmonte  shumë “kuqezinjtë”, megjithatë pritet për të parë nëse deri më 24 shtator do jetë i gatshëm të luajë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...