Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Lajm i keq për Warriors, Steph Curry mungon të paktën 3 muaj

Golden State Warriors do t’u duhet të bëjnë pa “yllin” e skuadrës, Stephen Curry, për një periudhë të gjatë. Sipas raportimeve të fundit, 31-vjeçari do të mungojë të paktën 3 muaj, për shkak të frakturës që pësoi në dorë.

Curry u operua në dorën e majtë dhe nuk do të mund të luajë deri në shkurt. Edhe atëherë, nuk është e sigurt që ai do të kthehet, pasi diagnoza tregon që pas tre muajsh situata e lojtarit do të rivlerësohet.

Ekipi i San Franciscos vazhdon të humbë lojtarët një e nga një (Durant, Thompson, Cousins …) dhe tani kësaj liste i bashkohet edhe Curry, që theu dorën e majtë në ndeshjen që “Warriors” humbën ndaj Suns. Mungesa afatgjatë e Steph Curry-t mund të jetë thelbësore në aspiratat e ekipit për të hyrë në play off.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...