Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Lajm i madh për Bayern Munich, titullari rikthehet në stërvitje

Bayern Munich ka marrë një lajm fantastik në këtë fazë të sezonit. Pas më shumë se dy muajsh larg fushës së blertë për shkak të dëmtimit, për “bavarezët” është kthyer në stërvitje Sadio Mane.

Senegalezi u dëmtua në sfidën e kampionatit përball Werder Bremen dhe më pas iu nënshtrua një operacioni që përfundoi me sukses. 30-vjeçari për këtë arsye humbi edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës me Senegalin dhe tani do të rikthehet të jetë në dispozicion për bavarezët në fazën më të rëndësishme të sezonit.

Megjithatë, përpara se të rikthehet në fushën e blertë, Mane- s do t’i duhet edhe pak kohë për të arritur në formën e duhur. Sulmuesi prite të jetë i gatshëm për duelin e rëndësishëm në Champions League, ku Bayerni do të përballet me Paris Saint German.

Ish-lojtari i Liverpool u transferua këtë sezon te Bayern për shumën e 32 milionë eurove dhe deri tani në Bundesligë ka luajtur 14 ndeshje ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar tre herë për shokët e skuadrës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...