Premier League

Lajm i madh për Brojën, Chelsea i ofron kontratë afatgjatë

Chelsea është bindur t’i ofrojë kontratë të re Armando Brojës, të cilin sezonin e kaluar e huazoi te Vitesse në Eredivisie. Marrëveshja e re do të jetë 5-vjeçare, që do të thotë se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare do të ketë një shans të artë për t’u konfirmuar në ekipin e parë të bluve të Londrës.

Broja është një nga talentët e shumtë të formuar në akademinë e Chelsea-t dhe përvoja e fituar te Vitesse, me të cilën realizoi 10 gola në 30 paraqitje sezonin e kaluar, ka qenë vendimtare për qëndrimin e tij në Londër. Chelsea, gjatë ditëve të ardhshme, pritet të bëjë njoftimin për “blindimin” e shqiptarit me kontratë afatgjatë.

Broja besohet se vlerësohet shumë nga trajneri Thomas Tuchel, i cili do t’i japë shansin për të qenë pjesë e ekipit të parë. Ai ka pasur një fillim të mbarë të përgatitjeve parasezonale. Broja shënoi një nga golat në fitoren 6-1 të Chelsea ndaj Peterborough United në miqësoren e parë të verës, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

Një tjetër shenjë se karriera e Brojës është në rritje është fakti që ai tashmë është ka luajtur gjashtë herë me Shqipërinë, në njërën prej sfidave kundër Anglisë, në mars.

Broja ka ende mundësi të huazohet këtë verë, por nëse Chelsea përfundimisht vendos të shesë Abrahamin, shqiptari mund të trashëgojë vendin e tij në skuadrën e parë të drejtuar nga Tuchel.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency