Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lajm i madh për Juven, Ronaldo do të rikthehet në stërvitje!

Lajme të mira për Juventusin. Cristiano Ronaldo edhe pse vazhdon të mbetet pozitiv me koronavirus mund t’i japë fund vetë-izolimit në 3 ditët e ardhshme, pasi ka një ngarkesë të ulët virale. Ronaldo kurrë nuk ka pasur simptoma dhe ka qëndruar në karantinë për 18 ditët e fundit dhe gjatë tri ditëve të ardhshme mund të largohet nga izolimi. Sipas gazetës Tuttosport, protokolli i miratuar nga komiteti Teknik-Shkencor në Itali lejon që njerëzit asimptomatikë me një ngarkesë të ulët virale të lënë vetë-izolimin pas 21 ditësh pasi është e pamundur që ata të infektojnë njerëz të tjerë. Megjithatë, sulmuesi i Juventusit nuk do të ishte në gjendje të zbriste në fushë derisa të ketë një test negativ të Covid-19. Në këtë sezon të Serie A me bardhezinjtë ylli portugez ka realizuar 3 gola në 2 takime ndërsa mungesa e tij është ndierë shumë në ndeshjet e fundit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...