Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lajm i mirë për Barçën, për “El Classicon” kthehet “truri” i mesfushës

Më pak se një muaj më parë, më 16 shkurt, Pedri u largua nga fusha në minutën e 41-të në sfidën ndaj Manchester United në Europa League për shkak të dëmtimit, por, nëse asgjë nuk shkon keq, mesfushori i talentuar pritet të jetë në dispozicion të Xavit për “El Clasicon”, kundër Realit Madridit, takim që mund të  vendosë përfundimisht fatin e titullin kampion.

Lajmi i mirë për Barçën, pasi Pedri ka nisur këtë të hënë stërvitjen me grupin, ndjesitë janë të mira dhe lojtari nuk dëshiron ta humbasë përballjen ndaj “Los Blancos”.

Gjatë mungesës së Pedrit, Barcelona u eliminua nga Europa League. Në Kupën e Mbretit, skuadra “blaugrana” fitoi minimalisht në “Bernabéu”, 0-1, por me një qasje shumë mbrojtëse, që shkaktoi shumë debate. Në La Liga, katalanasit pa Pedrin kanë humbur me Almerían, si dhe kanë arritur tri fitore ndaj Cádizit, Valencias dhe Athletic Bilbaos. Pikërisht, në këto dy ndeshjet e fundit, sërish me një gol të vetëm.

Nëse nuk ka surprizë në minutën e fundit, Pedri do të jetë risia kryesore në skuadrën e Barcelonës. Ai do të luajë ndeshjen e shtatë kundër Realit të Madridit me fanellën e Barcelonës.

LEXO EDHE:

Dembélé, e vetmja mungesë

Me rikthimin e mundshëm të Pedrit, Xavit do t’i mungonte për shkak të lëndimit vetëm Dembélé. Francezi, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në këmbën e majtë, dëshiron shumë të rikthehet, por mjekët i bëjnë thirrje të jetë i kujdesshëm. Ai nuk mund të rikthehet deri në fillim të prillit.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...